Për më shumë se 23 vjet, DJ Versus, mund ta gjeni në çdo klub dhe në ngjarje të ndryshme muzikore në Bullgari si dhe jashtë vendit. Aventurat muzikore të DJ Versus, rrjedhin nga mosha e tij e brishtë 14-vjeçare e adoleshencës dhe janë të lidhura me mjedisin në të cilin ai u rrit. Në atë kohë, babai i tij kishte një kompani e cila prodhonte pajisje audio, me që edhe ai ishte gjithashtu një muzikant. Kjo ndikoi që muzika të bëhet jeta dhe fati i gjithë familjes. Kështu DJ Versus, e filloi udhëtimin e tij duke dëgjuar muzikë dhe duke eksperimentuar. I rrëmbyer plotësisht nga muzika që nga fëmijëria, ai gradualisht zhvilloi një karrierë solide të muzikës si DJ. Që nga fundi i shekullit 20 e deri më sot, ai mund të konsiderohet si një nga artistët dhe producentët më të njohur të muzikës elektronike.
Një element tjetër thelbësor i biografisë së DJ Versus, është edhe ‘UTOPIA’, e bashkë themeluar me DJ Smooke.
Ndërsa jetonte jetën e vrullshme të natës të një DJ-i, Versus, gjithashtu kalonte shumë orë në studion e tij, duke punuar në përpunimin e rrymave të ndryshme muzikore. Por aspektet e lidhura me muzikën nuk mbarojnë këtu, përveç ndërtimit të një karriere të suksesshme dhe të shkëlqyeshme muzikore, DJ Versus, është gjithashtu pronar i kompanisë së prodhimit të pajisjeve audio, ndriçuese dhe të DJ-ve Hitex Pro. Nëse do ta përmbledhim jetën e DJ Versus, me një fjalë të vetme, do të jetë vet MUZIKA.
Për të shijuar muzikën e DJ Versus, na ndiqni në Radio KFOR, këtë të diel nga ora 21:00 si dhe në faqet zyrtare të Rave Travel dhe të Win Music Freedom.