Zhvillimi i vazhdueshëm teknologjik ka zbehur të gjitha pengesat e mundshme për të mësuar gjëra të tjera, varësisht nga fusha juaj e interesit. Mësimi i gjuhëve të reja gjithmonë është një ide e mirë, meqë gjuha është çelësi që iu hap rrugën, veçanërisht të rinjve.
Nëpër faqe të internetit, ju mund të keni qasje në aplikacione dhe kurse të shumta online dhe për mësimin e gjuhëve të huaja. Por, pavarësisht tyre, Radio KFOR-i do të sjell tek ju disa këshilla që duhet ndjekur për të arritur më të mirën nga mësimi me forcat tuaja të gjuhëve të huaja:
- Qëllim i qartë – duhet ta dini arsyen pse dëshironi të mësoni një gjuhë të huaj. Kjo pasi, nëse nuk keni motivim, pas një kohe do të hiqni dorë.
- Përpjekje maksimale – nëse jeni duke mësuar një gjuhë të re, atëherë përpiquni që atë ta praktikoni gjatë tërë ditës.
- Ushtroni – atë që e mësoni, patjetër që duhet ta përforconi akoma më shumë duke ushtruar, si për shembull: duke shkruar e-mail, duke dëgjuar muzikë apo duke shikuar filma.
- Komunikimi – avantazhi më i madh i gjuhës është komunikimi me njerëz të tjerë.
- Praktikoni – nëse jeni duke mësuar gjuhën angleze, atëherë shkoni në një restaurant britanik dhe porositni ushqimin në atë gjuhë. Po ashtu, bëhuni sa më krijues. Për shembull, përpiquni që të shkruani këngë në gjuhë që jeni duke e mësuar.
- Mësoni fjalë të reja – vendoseni si kusht që çdo ditë të mësoni të paktën 10 fjalë të reja të asaj gjuhe, për ta pasuruar fjalorin tuaj.
Ajo që do ta mësojmë gjatë këtyre ditëve do të na mbes për tërë jetën, andaj mos e humbisni mundësinë për të mësuar gjëra nga të cilat do të përfitoni në të ardhmen. Disa nga aplikacionet më praktike për të mësuar gjuhë të huaja i gjeni në vegzën: https://bit.ly/34n4pnH