Periudha e festave të fundvitit na mbush me adrenalinë, me energji të mirë dhe ndjenjë festive, ku pothuajse për dy muaj të plotë jeta jonë është e mbushur me çaste të bukura, me dhurata dhe blerje të shumta.
Pas gjithë këtyre gjërave të bukura, vjen muaji janar, pa festa, pa dekorime, pa drita shumëngjyrëshe, ditët janë më të shkurta, më të ftohta e mbi të gjitha duhet të presim më gjatë për pagesën mujore.
Shumë nga ne ndikohemi direkt nga kjo gjendje dhe përballemi me humor jo të mirë. E gjithë kjo shpjegohet mjaft bukur nga psikologët, të cilët thonë se kjo ndjenjë është normale. Sipas tyre, blerjet nuk duhet t’i përdorim si terapi, por duhet të bëjmë një plan të financiar për të filluar vitin mbarë. Kurse, sa i përket disponimit të mirë janë disa këshilla që duhet t’i ndjekim.
Të shfrytëzojmë qetësinë e muajit janarit për tu releksuar, të jemi të gatshëm për sfida të reja dhe të mësohemi t’i shijojmë arritjet që bëjmë. Gjatë ditëve të muajit janarit duhet t’ia kujtojmë vetës se sa të fortë dhe të dashur jemi, kjo na mban të angazhuar dhe na ofron humor të mirë.
Në ngritjen e disponimit ndihmon shumë edhe aktiviteti fizik, por nëse është e nevojshme mund të kontaktohet edhe psikologu, për të ndihmuar në ndryshimet nëpër të cilat po kalojmë.