Këngëtar energjik, me një vokal të veçantë i njohur në skenë me nofkën Zaza, ishte i ftuar sot në Radio KFOR, për të shpalosur karrierën e tij muzikore, planet dhe projektet muzikore.
Me këtë rast, ai për dëgjuesit e Radio KFOR-in tregoi për këngën e tij më të re ‘Chardonnay’ që edhe e lansoi premierë për dëgjuesit e Radio KFOR-it dhe i njoftoi se kënga në fjalë, zyrtarisht në treg do të dal me datën 29 maj. Zaza rreth këtij projekti të ri, foli me shumë dashuri: “Kënga ‘Chardonnay’, është projekt që e kemi punuar me shumë dashuri, duke filluar nga producenti Lorik Mjeku dhe me tekstin nga Muma. Aty kemi punuar me shumë kujdes për 2 muaj, me gjithë ekipin tonë, deri te finalizimi, pastaj e kemi realizuar edhe video klipin, që do të jetë shumë unik. Për publikun, kënga do të lansohet premier, me datën 29 maj, në të gjitha platformat digjitale.”
Vlen të përmendim gjithashtu se këngëtari Zaza, është po ashtu pjesë e shoqatës ‘Hendikos’, për të shpalosur edhe anën e tij humane dhe gjatë intervistës së tij të sotme, theksoi se edhe këtë punë e bën me shumë dashuri, që ti ndihmoj njerëzit në nevojë.