Në përputhje me stinën e verës, në të cilën jemi, këngëtarja e talentuar Jehona Lumi ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor, me titull ‘El amor”, apo në shqip” Dashuria”. Kush është përkujdesur për këngën e saj në tërësi, ku është xhiruar videoklipi dhe cilat janë planet e ardhshme të këngëtares, na tregon vet ajo, përmes një prononcimi për Radio KFOR-in.
“ Kjo këngë verore është realizuar në studion RRecords, muzika është bërë nga Zzap, për tekstin e saj jam përkujdesur vet, ndërkaq vizuelizimin e këngës përkatëse e ka bërë regjisori Visar Loku, por e veçanta e këtij projekti është fakti se xhirimi i klipit të saj është bërë në Tailandë”, theksoi mes tjerash Jehona, e cila poashtu për admiruesit e këngës së saj tregoi se së shpejti do të vijë me një këngë ritmike, ndërkohë që në muajin shtator do të sjellë një baladë.
Vlen theksuar se gjatë gjithë kohës Jehona është aktive në ngjarje, koncerte e mbrëmje të ndryshme, ku interpretohet muzika LIVE.