Më fillimin e vitin 2019, a keni edhe ju qëllime që i keni vënë vetes? A është edhe avancimi i gjuhës angleze një ndër qëllimet e juaja këtë vit? Nëse po, Këndi Amerikan në Prishtinë po sjell një metodë shumë efikase për këtë.
“Klubi i lexuesëve në Kindle” është ngjarja që më 15 janar me fillim nga ora 17:00 ju fton që t’i bashkoheni avancimit të gjuhës angleze përmes leximit të librave në Kindle.
Gresa Koca, asistent-koordinatore në këndin Amerikan, për Radio KFOR-in tregoi detaje të kësaj ngjarjeje inovative:
“Leximi në tabletin Kindle në këndin Amerikan, ka për qëllim që të mbahet një herë në javë ose në dy javë, me grupin e atyre që e duan leximin. Aktualisht kemi grupmosha të ndryshme nga filloristë e deri 50 vjeç, pra mosha është e pa limituar për të qenë pjesë e klubit. Kjo formë inovative e leximit i aftëson pjesëmarrësit jo vetëm në teknologji por edhe në gjuhën angelze. Qëlimi është edhe digjitalizimi i bibliotekës, që është edhe synim i Bibilioktekës Kombëtare të Kosovës”.
Libri i përzgjedhur për t’u diskutuar më 15 janar në Këndin Amerikan në Prishtinë, është “Becoming” – një kujtim autobiografik i ish-zonjës së parë amerikane Michelle Obama botuar në vitin 2018.
Gjithë ju që dëshironi të bëheni pjesë e Këndit të Lexuesve në Kindle, shkruani në acpristina@gmail.com