Regjisorja Lendita Zeqiri është vlerësuar për regjinë e filmit të saj ‘ Gardhi’. Vlersuesit e faqes ‘Close-Up Culture’, në Amerikë e kanë vlerësuar këtë film në mesin e 30-të filmave më të mirë në botë të metrazhit të shkurtër për vitin 2018.
Në këtë vlerësim ky film u rëndit në vendin e 5-të ndërsa në këtë listë janë edhe filmat ‘All the Creatures’ me regji të Charles Williams, ‘Caroline’ nga Celine Held pastaj ‘Fauve’ me regji të Jeremy Comte dhe filma të tjerë.
Ndryshe filmi ‘Gardhi’ u shpërblye në vitin 2018 si filmi më i mirë i shkurtër në festivalin ‘Palm Springs’ në Kaliforni.