Gazeta online për art dhe kulturë’ KultPlus’ , më 5 nëntor, nha ora 14:00, në Qendrën Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian, organizon “KultWoman me…..”, kësaj radhe me aktoren Leze Qena e cila me këtë rast do të ndajë me audiencën tregimin e jetës së saj. Leze Qena ndër gratë më të suksesshme shqiptare, në këtë ngjarje do të rrëfej me anë të fjalëve e fotografive udhëtimin e saj, i cili nuk ka qenë i lehtë.
Tregimi i Lezes nuk do të jetë i vetmi, KultPlus do të vazhdoj edhe me pesë gra të tjera që gjetën forcën për të punuar edhe në kushtet më të vështira.
“KultWoman me…..” organizohet nga KultPlus dhe financohet nga “Culture for Change”, program i Bashkimit Evropian, implementuar nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut.