Me moton “Mendo për nesër, blej prodhime vendore”, sot (01.11.2018) në sheshin “Zahir Pajaziti”, Komuna e Prishtinës do të hap panairin e prodhimeve vendore bujqësore.
Ekonomitë familjare dhe ndërmarrjet bujqësore prodhuese dhe përpunuese të Prishtinës, do t’i ekspozojnë prodhimet e tyre, me ç‘rast vizitorët e panairit do të njoftohen për së afërmi me prodhimet vendore.
Ky panair ka për qëllim që të promovojë prodhuesit bujqësorë vendorë, në mënyrë që të kemi zhvillim rural të qëndrueshëm.
Panairi do të jetë i hapur më 1, 2 dhe 3 nëntor, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.