Ju që e adhuroni këndimin dhe kërcimin nesër (23 shkurt) është dita e juaj, pasi që Qendra kulturore BogdaniPolis në bashkëpunim me shoqatën kulturore të qytetit të Shkodrës “Ilirikum”, sjellin në skenë shfaqjen “Karnavale n’Prishtinë”. Art dashësit do të kenë mundësinë që të shohin nga afër një “pjesë’ të Shkodrës, e cila njihet tashmë për traditën e bukur të karnavaleve e cila i ka fillimet e saj qe në vitin 1860 e vazhdon edhe sot. Pas shfaqjes, të pranishmit do të kenë mundësi të këndojnë dhe kërcejnë në hollin e qendrës “Agora”, nën tingujt e muzikës së bukur qytetare.