Të kesh një artist të talentuar të flokëve apo grimit është “shpëtim” në shumë situata, e sidomos kur kemi ngjarje të shënuara.
Shpeshherë, të dukurit bukur, na bënë që edhe të ndjehemi mirë edhe kur mund të jemi duke kaluar në momente jo edhe aq të këndshme. E pikërisht këtë e bëjnë stilistët, të cilët përmes punës profesionale të tyre, ndikojnë që ne të shkëlqejmë si nga pamja e jashtme ashtu edhe nga ajo e brendshme.
Meqenëse tani jemi në sezonën e festave, Radio KFOR-i kontaktoi stilistin e njohur, Kaci (Kastriot Lleshi), i cili për dëgjuesit dhe lexuesit tanë, shpalos artin e të bërit stilime të ndryshme flokësh dhe trendet e këtij viti: “Nga viti në vit, sjellim diçka të re dhe me shije, stilime artistike, përfshirë stilimet e quajtura bombshell, modern shag, feiri shag, etj. Stilime që kam realizuar p.sh., tek Tyana ose Liberta, janë kërkuar shumë këtë vit, d.m.th, stil i përditshëm dhe solemn. Nënvizoj që flokut duhet t’i japësh shije.”
Pra, nëse kërkoni të ndryshoni stilin tuaj ose t’i dhuroni vetes një kënaqësi, vizita në një sallon ondulimi, mund të ketë një ndikim shumë pozitiv tek ju.