Sot dhe nesër (19 dhe 20 shkurt), në Teatrin Dodona, nga ora 19:30, mbahet repriza e shfaqjes “Harroje Hollivudin”, me autor, Miro Gavran dhe me regji të Faik Gashi.
Kjo shfaqje paraqet një person me emrin Methju i cili ka një ëndërr të vetme në jetë, për tu bërë aktor, ai pas disa dështimeve për tu pranuar në akademi, gjen adresën e Profesorit Gabriel dhe e lutë që ta përgatisë për provimin pranues. Gjatë përgatitjeve në kurs, ëndërra e tij vihet në dilemë të madhe. Edhe pas përgatitjes me një profesionist, nuk pranohet, por kësaj radhe i buzëqeshë fati, arrin ta fitojë audicionin për rol kryesor në një produksion Holliwoodi.
Për rezervime mund të thirrni në 038 230 623 çdo ditë pune, prej orës 10:00 deri 16:00, të shtunën prej orës 09:00 deri 11:00. Shfaqja “Harroje Hollivudin” mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Komuna e Prishtinës.