Këngëtarja e mirënjohur, Jehona Lumi, na ka befasuar me publikimin e këngës më të re.
“Lotët”, kështu titullohet projekti i saj i fundit muzikor që e ka publikuar bashkë me videoklip.
Tekstin e këngës e ka shkruar vetë këngëtarja, ndërsa kënga është një baladë që vjen me një interpretim të mrekullueshëm nga Jehona.
“Jam shumë e lumtur dhe mezi pres që të ndaj me ju këtë këngë kaq të bukur”, ka shkruar Jehona, në rrjetet sociale, teksa ka njoftuar se kënga tashmë zyrtarisht është publikuar. Për anën vizuale është kujdesur, Arlind Reptishti, nën drejtimin e të cilit është xhiruar videoklipi i këngës ‘Lotët’. Si çdo herë edhe kësaj radhe Jehona solli një këngë të mrekullueshme e cila padyshim do të bëhet super hit.
Këngën më të re ‘Lotët’, nga Jehona Lumi, mund ta dëgjoni në Radio KFOR si dhe në linkun më poshtë lajmit: