Ka filluar “Java e Kodimit” e organizuar nga “BONEVET Prishtina”, e cila do të vazhdoj të mbahet edhe sot (16.01.20) dhe nesër (17.01.20), në objektin e Galerisë Kombëtare të Kosovës.
Radio KFOR-i ka kontaktuar Edona Bejtullahu, mentore në “BONEVET”, e cila na tregoi se çfarë do të mbahet gjatë ditës së sotme: “Ditën e enjte (16 janar) është një punëtori që njihet si “Code Kit”, ku programimi lidhet me elektronikën dhe fëmijët mund të krijojnë lojëra të ndryshme, që u pëlqejnë atyre. Qëllim i kësaj punëtorie është që të rinjtë të vijnë dhe t’i provojnë këto programe që ne i ofrojmë, tha Bejtullahu për Radio KFOR-in.
Për t’u bërë pjesë e “Javës së Kodimit’ të interesuarit duhet të regjistrohen në emailin: prishtina@bonevet.org, duke shkruar emrin, mbiemrin dhe moshën.