‘Aleanca Franceze në Prishtinë’ në bashkëpunim me ‘Ministrinë Franceze të Kulturës’, kanë vazhduar aktivitetet e shumta që përfshijnë promovimin e kulturës franceze në Kosovë. Sot (16.01.20) duke filluar nga ora 18:00, në ambientet e ‘Aleancës Franceze në Prishtinë’, do të organizohet një punëtori për fëmijë që përfshinë shprehinë e të lexuarit nëpërmes lojës. Aktiviteti ‘Nata e Leximit’ do të përfshijë fëmijët nga mosha 6 deri në 10 vjet, ku fëmijët do të kenë mundësi të lexojnë në gjuhën frënge dhe shqipe si dhe do të mësojnë për metodat e leximit.
Të gjitha këto aktivitete do të bëhen në formën e lojës si mënyrë stimuluese për të vegjëlit që të fitojnë shprehi për të lexuar. Aktiviteti është i hapur për të gjithë pa pagesë.