ION Festival përfaqëson një festë një javore të muzikës elektronike, ndërsa artistët dhe audienca eksplorojnë një vend vërtet unik. Nga 7 deri më 14 shtator, më shumë se 70 artistë të muzikës elektronike do të elektrizojnë skenat e këtij festivali që zë vend në brigjet e Dhërmiut të Shqipërisë.
Përveq Main Stage, ION Festival sjell tek fansat e kësaj muzike mundësinë që të shijoni tingujt e bukur, me pamjen magjepsëse të skenave tjera që do ta përmbushin këtë ngjarje me emra të njohur të këtij zhanri muzkor si: Gemza, JASSS, Batu, Altin Boshnjaku, Nina Kraviz, Roman Flugel, Hamish & Toby, Jeff Mills, Helena Hauff, Marcel Dettmann dhe shumë të tjerë.
Biletat tashmë janë në shitje dhe ju mund të bëheni pjesë e festës së madhe përmes platformës rave-travel.com