Fondacioni “Shtatëmbëdhjetë” do të hapë sot (15 tetor) edicionin e dytë të projektit “Metamorphosis – Flirting with Leftovers”, përmes së cilit do të ngritët zëri për rikthimin në jetë të objekteve të braktisura dhe shfrytëzimin e hapësirave publike për të mirën e komunitetit.
Sipas organizatorëve, eventi i sotëm i cili do mbahet nga ora 18:30, në Lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë është një intervenim artistik, specifik për lokacionin, e konceptuar nga artistja KOJA.
Tutje, organizatorët thonë se projekti “Metamorphosis” ka për qëllim nxitjen e ndryshimeve pozitive në shoqëri, përmes mundësimit të vitalitetit kulturor dhe kreativitetit. Kjo bëhet duke përdorur artin dhe kulturën si mjet kryesor për të ngritur zërin për rëndësinë e shfrytëzimit të hapësirës publike.
Projekti “Metamorphosis” realizohet me përkrahjen e Bashkimit Evropian, mbështet nga Komuna e Prishtinës, ndërsa implementohet nga Fondacioni “Shtatëmbëdhjetë”.