Dekadat e fundit ishin shpërthyese në teknologji, duke ndryshuar krejtësisht mënyrën se si marrim dhe ndajmë informacione me të tjerët dhe mënyrën e komunikimit. Me zbulimin e internetit, ne jemi dëshmitar të një prej zbulimeve më të mëdha në historinë njerëzore. Për të nderuar këtë zbulim të rëndësishëm, data e sotme, 29 tetori, shënon ‘Ditën Ndërkombëtare e Internetit’. Sipas kompanisë ‘Statista’, që nga prilli i vitit 2022, kishte më shumë se pesë miliardë përdorues të internetit në mbarë botën, që përbën 63.1 % të popullsisë globale. Nga ky total, 59 % e popullsisë së botës janë përdorues të mediave sociale.
Për nder të kësaj dite, në gjithë botën organizohen konferenca, debate dhe diskutime mbi zhvillimin e internetit por edhe është një mundësi për të nderuar njerëzit të cilët kontribuuan në zbulimin më të rëndësishëm të shpikjeve të dekadave të fundit.