OJQ ICT Innovation, ka ftuar të gjitha mediat në Kosovë, që të bëhen pjesë e projekt-propozimit, i cili synon zgjerimin e njohurive të mediave me prezencë online, mbi rreziqet dhe sigurinë kibernetike. Organizata në fjalë ka bërë të ditur se është në fazat aplikuese të projektit, të cilin do e dorëzojnë edhe në Ambasadën Amerikane, në Kosovë.
Përfaqësuesi i ICT Academy, Atdhe Buja, për Radio KFOR-in tregoi se çka do të përfitojnë mediat, nga ky projekt: “Ideja e këtij projekti është zgjerimi i njohurive mbi rrezikun online. Përfitues janë mediat me prezencë online, të cilat përmes këtij projekti do të ketë mundësi që të marrin njohuri, edukim dhe udhëzime në fushën e sigurisë kibernetike. Pra, qëllimi ynë është që përmes këtij projekti, të zgjerojmë dhe shpërndajmë njohuri te mediat, në përmirësimin dhe avancimin e sigurisë së tyre online.”
Për të gjitha pyetjet dhe detajet tjera, të interesuarit mund të komunikojnë me stafin e ICT Academy, përmes adresës: https://www.facebook.com/ictacademys