“Muzika i jep shpirt universit, krahë mendjes, e bënë imagjinatën të fluturojë dhe i jep jetë çdo gjëje”, kështu ka thënë filozofi Platoni, për muzikën dhe kjo është një ndër mijëra thëniet e bukura që me të drejtë thuren për dhe rreth muzikës. Sot, përmes rubrikës “Best Hits of 90’s”, po ju kujtojmë disa nga hitet më të dëgjuara të asaj kohe, për të gjithë nostalgjikët e muzikës së mrekullueshme të viteve ’90, mirëpo edhe për të gjithë adhuruesit e muzikës së mirë në përgjithësi, ju sjellim hitet më të mëdha të kësaj dekade.
Disa nga hitet që padyshim përbëjnë muzikën e viteve të ’90-ta janë:
– “Because You Loved Me”, baladë kjo e kënduar nga nga diva, Celine Dion dhe këngë që ishte edhe kolonë zanore e filmit “Up Close & Personal”.
– “November Rain” nga Guns N ‘Roses, grupi që bëri që vitet e 90-ta të kishin edhe më shumë kuptim për muzikën.
– ‘Everything’ nga Mary J Blige, një nga këngët që përfaqësoi rrymën e re muzikore – ‘HIP-HOP Soul’
– “Tell Me” nga Groove Theory
– “Stay (I Missed You)” nga Lisa Loeb
– “Heartbreak Hotel” nga Whitney Houston, këngë që shënoi një kalim të pishtarit te një brez i ri i këngëtareve të viteve 2000.
– “Remember the Time” nga ‘Mbreti i Pop-it’- Michael Jackson. Fituesi i shtatë çmimeve ‘Grammy’ dhe tetë çmimeve ‘American Music Awards’.
– “Dont look back in anger” nga Oasis
– “Everybody Hurts” nga R.E.M.
– “Killing me softly” nga grupi më identifikues i viteve të ’90 -ta, The Fugees.
– ‘You’re Makin’ Me High’ nga artistja që ka shitur mbi 67 milion incizime në të gjithë botën, përfshirë 41 milion albume – Toni Braxton.