Në Kino Lumbardhi, në Prizren, nesër prej orës 19:00, artdashësit do kenë mundësi të shohin histori të filmit të animuar. Filmat që do të shfaqen dhe prezantohen në seancën e radhës të Kuhle Vampe, do të pasohen nga një diskutim mbi industrinë e filmave të animuar që u iniciuan nga Walt Disney. Aty do të tregohet evoluimi i karakterit shumë të dashur për fëmijët, Mickey Mouse, përgjatë filmave të viteve 1920, e deri te prodhimi i Borëbardhës në vitin 1937.
Historia e filmit është gjithashtu edhe historia e njerëzve: njerëz në ekran, njerëz prapa ekranit dhe njerëz para ekranit. Seanca e radhës e cila është emërtuar ‘Kuhle Vampe’, rrjedh nga emri i filmit të vitit 1931 me emrin Kuhle Wampe, ose i njohur gjithashtu si “Wem gehört die Welt ?”, i përkthyer në shqip “Kush e zotëron botën?” i regjisorit Slatan Dudow.
Për të përcjellë këtë program të historisë së filmave të animuar në kino Lumbardhi, hyrja është falas për të gjithë.