Çdo vit me datën 31 maj ‘Organizata Botërore e Shëndetësisë’ (OBSH) dhe partnerët e saj, shënojnë ‘Ditën Botërore pa Duhan’, që nga viti 1987. Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit lidhur me rreziqet që sjell përdorimi i duhanit si dhe ndërmarrja e politikave efektive me qëllim uljen e përdorimit të konsumimit të tij.
‘Dita Botërore pa Duhan’, për vitin 2020, do të përqendrohet në ndikimin që duhani ka në shëndetin kardiovaskular. Përdorimi i duhanit është një faktor rreziku për zhvillimin e sëmundjeve koronare të zemrës, për goditjet në tru dhe për sëmundjet vaskulare periferike.
Në mbarë botën, përdorimi i duhanit vret më shumë se 7 milionë njerëz çdo vit, nga të cilat rreth 900 000 janë jo duhanpirës që vdesin nga thithja pasive e tymit të duhanit.