‘Dita Botërore Pa Duhan’ e cila shënohet sot (31.05.21), shënohet çdo vit, për të ngritur vetëdijen rreth pasojave që mund të shkaktojë konsumimi i duhanit, rreziqet që ju kanosen duhanpirësve dhe të afërmve të tyre.
Për të shënuar këtë ditë, Radio KFOR-i ka kontaktuar me Pulmologen në QKUK, në Klikinën e Pulmologjisë, Dr. Rukije Mehmeti, e cila ka treguar më shumë rreth problemeve me të cilat përballen duhanpirësit: “Tymi i duhanit lidhet 90 herë më shpejtë me rruzat e kuqe të gjakut sesa oksigjeni, prandaj dëmtimi i rrugëve të frymëmarrjes është i papërshkrueshëm. Duhan pirja i shndërron mushkëritë të kenë pamje të një rrjete të këputur. Çdo pjesë e vdekur në mushkëri nuk rigjenerohet dhe sa më shumë pjesë të humbura, aq më shumë probleme do të kemi. Prandaj edhe kualiteti i jetës për duhanpirësit sa vjen dhe dobësohet.”
Këtë vit tema e Ditës Botërore Pa Duhan’’, është “Angazhohu për ta lënë”, që po përdoret si nismë për ti ndihmuar duhanpirësit në botë të heqin dorë nga duhani.