Edicioni i këtij viti i “Hardh Fest” –it përveç që do të mbahet afër një muaj më herët sesa edicioni i vitit të kaluar, në vete përmban edhe shumë surpriza për publikun të cilët do të pushtojë qytetin e Rahovecit.
Ronnie Romero nga grupi Rainbow do të jetë artisti kryesor i këtij festivali, ku i gjithë publiku pret shumë nga rokeri kilian, por kur flasim për muzikën rock emra, si: Elton Deda, Aleksander Gjoka dhe Redon Makashi do të shfaqin energjinë e rokut që dëgjohet tek ne.
Një risi tjetër e këtij edicioni është se DJ –jë kryesor të festivalit janë të gjitha vajza dhe gra, DJ Jehonë, Amer Doux dhe Ana Malo, e për të mos lënë publikun në pritje DJ Fisnik Kuqi, Mike B dhe DJ Lorik K do të përkujdesen gjatë tërë kohës.
“Hardh Fest” do të jetë edhe mikpritës i shumë artistëve vendas, ndër ta Rahoveci All Stars, Votra dhe 4X4 të cilët do të jepin më të mirën e tyre për publikun.
Me sloganin Një got` për mot “Hardh Fest” do të mbahet përgjatë datave 16, 17 dhe 18 gusht, ku përveç muzikës do të ketë edhe lojëra dhe aktivitete që simbolizojnë sezonën e vjeljes së rrushit.