Nesër (4 tetor) do të hapet Qendra Sociale “Ekolektiv”, e cila është e fokusuar në të drejtat e kafshëve dhe ambientalizmin.
Hapja e kësaj Qendre do të bëhet në orën 19:00, ndërsa mbrëmja do të përcjellët me muzikë nga Baton Gjakova.
Organizatorët kanë thënë se në këtë event, të pranishmit, do të kenë mundësi të njoftohen me mënyrën e funksionimit të qendrës dhe të antarësohen në kolektivin e tyre.
Qendra sociale “Ekolektiv” e fokusuar në të drejtat e kafshëve dhe ambientalizëm, funksionon në mënyrë autonome dhe të vetëfinancuar.
Organizatorët thonë se vizioni i tyre është një mjedis më i pastër, qëndrueshëm dhe i sigurtë. Aktivitetet e tyre do të fokusohen në vetëdijesimin e qytetarëve për kafshët si pjesë e komunitetit ku jetojnë e deri tek rëndësia e mjedisit dhe riciklimit.