Jeta kulturore në kryeqytet do të pasurohet edhe me një hapësirë tjetër, ku artistët do të kenë mundësi t’i paraqesin veprat e tyre artistike, në galerinë më të re në vend.
Kjo është “Galeria 17”, e cila do të shërbej për edukim, aktivizëm dhe eksperimentime artistike të guximshme, ndërsa si mision do të ketë që të nxis reflektim kritik, përmes identifikimit dhe përkrahjes së zërave të guximshëm, që mundësojnë këndvështrime të reja, përmes praktikave bashkëkohore të artit.
Hapja e kësaj galerie, do të bëhet sonte (16 nëntor), me ekspozitën e titulluar titull “Make me coffee, make me a sandwich” (Më përgatit një kafe, më përgatit një sandviç), kuruar nga artistja malazeze, Natalija Vujosevic, e cila ka mbledhur artistë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia.