Në Kosovë, viktimat e dhunës në familje akoma fshihen brenda mureve të shtëpisë dhe kur për këtë dhunë dëgjojnë fqinjët, thonë “çka bëjnë ata brenda shtëpisë së tyre, është punë e tyre”.
Kjo është tema, e cila trajtohet në ekspozitën “Dhuna nuk fshehët brena mureve”, e cila do të hapet më 11 shtator, në Gjakovë.
Kjo ekspozitë shpalosë vetëm disa prej tregimeve të vërteta të grave dhe burrave që kanë përjetuar dhunë në familje, të mbledhura nga rrjeti i grave të Kosovës e gjithashtu na informon me atë se çfarë ofrojnë institucionet përkatëse, ku mund të mbështetemi, të kërkojmë ndihmë, drejtësi dhe siguri ekonomike.
Organizatorët ftojnë të gjithë ata që përjetojnë dhunë të tillë, që të marrin guximin dhe të kalojnë këto mure, që t’i jepni fund këtyre vuajtjeve të heshtura.
Kjo ekspozitë përkrahet nga Bashkimi Evropian përmes UN Women dhe Agjencioni Austriak për Zhvillim (ADA).