Sot, më 15 tetor, në të gjithë botën festohet “Dita Ndërkombëtare e Grave Rurale”, për të njohur dhe vlerësuar rolin vendimtar të grave në komunitetet rurale. Kjo ditë, na shërben për të vlerësuar kontributin e tyre në zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe kulturor të zonave rurale.
Gjatë shekujve, gratë dhe vajzat në zonat rurale, janë angazhuar në shumë aspekte të jetës së përditshme të komuniteteve të tyre. Ato kanë luajtur një rol kyç në bujqësi, prodhimin ushqimor, mirëmbajtjen e familjeve dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të zonave rurale. Këtë vit, tema e cila është caktuar që të shënoj këtë ditë, është “Forca e Grave Rurale për Qëndrueshmëri dhe Zhvillim”. Kjo temë, është një ftesë për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe mundësitë e grave dhe vajzave rurale, nëpërmjet përmirësimit të qasjes së tyre në arsim, shëndetësi dhe burime natyrore.
Organizatat ndërkombëtare, qeveritë vendore dhe shoqëria civile janë të angazhuara në aktivitete për të festuar këtë ditë dhe për të theksuar rolin e grave rurale në ndryshimin pozitiv në komunitetet e tyre.
‘Dita Ndërkombëtare e Grave Rurale’ është një kujtesë e fuqishme për ne të gjithë, për të ndihmuar në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe qëndrueshmërisë së zonave rurale, përmes promovimit të barazisë gjinore dhe vlerësimit të kontributit të pandarë të grave rurale në shoqërinë tonë.