Sot (31.07.18), do të bëhet Prezantimi i publikimeve të përmbledhjeve të vendimeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDN), në gjuhën shqipe dhe atë serbe.
Me këtë rast do të mbajnë fjalime Ushtruesi i Detyrës së Zv. Drejtorit të Misionit të USAID-it, Brian Martalus si dhe Presidenti i Gjykatës Supreme, Enver Peci.
Njoftohet se përmbledhjet e 144 vendimeve kyçe të GJEDN-së në fushën e të drejtave pronësore, janë finalizuar dhe publikuar duke i bërë ato të disponueshme për herë të parë në gjuhën shqipe dhe atë serbe, si për gjykatat ashtu edhe për institucionet tjera relevante në Kosovë.