Anibar ka bërë të ditur që në edicionin e saj të 9-të me radhë, i cili do të filloj nga data 13 deri më datën 19 Gusht, do të përfshij katër punëtori studentore.
Njoftohet se këto punëtori studentore do të drejtohen nga profesionistë të animacionit nga e gjithë bota, ku do të kenë lloj-llojshmëri të natyrës, prej teknikave themelore të animacionit stop-motion dhe elementeve të realizimit të një filmi të animuar, deri te mundësia e bashkëkrijimit të videove të animuara nga vet studentët.
Instruktorë dhe punëtoritë e këtij edicioni do të udhëhiqen nga: Thomas Johnson Volda (MB) & Ivana Bosnjak Volda (Kroacia) – “Performancë me kohën dhe kukullat”; Lisa LaBracio (SHBA) – ‘Tregim të animuar: Përdorimin e stop-motion për të treguar një histori lëvizëse’; Karine Miralles (Franca) – “50/50”: “Krijimi i animacionit & Storyboarding”; Tiziano Berber, Andrea Oberosler dhe Letizia Depedri (Italia) – “Nga Stop… në Motion – Krijimi i animacionit”.