Situata me COVID-19 në Kosovë, është dukshëm më e lehtë, meqë kemi rënie të madhe të personave të infektuar me këtë virus. Këtë e pohuan edhe zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë, në një përgjigje për Radio KFOR-in dhe treguan se procesi i vaksinimit po vazhdon edhe më tej: “Siç jeni në dijeni, ende ka raste pozitive me Covid-19, në Kosovë dhe Ministria e Shëndetësisë është duke vazhduar të përcjellë situatën me Covid-19, meqë ne ende kemi në fuqi masat kundër Covid- 19 dhe jemi duke i ndjekur rekomandimet e dala nga OBSH-ja, CDC-ja etj. Gjithashtu është duke vazhduar edhe procesi i vaksinimit kundër Covid-19 dhe interesimi i qytetarëve për vaksinim, është në përputhje me situatën aktuale epidemiologjikë, që nënkuptohet se, kur situatë është e qetë sikurse tani dhe shifrat janë shumë të ulëta të prekjes me CoViD-19 edhe interesimi për vaksinim është më i vogël.”
Në raportin 24 orësh të publikuar nga ‘Ministria e Shëndetësisë’, bëhet e ditur se janë shënuar 4 raste pozitive me Covid-19, nga gjithsej 90 testime si dhe 7 persona janë vaksinuar gjatë kësaj periudhe.