Situata me COVID-19 në Kosovë, është dukshëm më e lehtë, meqë kemi rënie të madhe të personave të infektuar me këtë virus.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 84 persona. Në raportin e fundit, bëhet e ditur se janë realizuar 41 testime prej të cilave 4 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Sipas raportit të fundit, nuk ka asnjë person të vdekur.