Nga data 20 mars e deri më 5 qershor mbahet fushata “Gara për Gjakovë të Pastër”, e organizuar nga Komuna e Gjakovës dhe përkrahet nga BONEVET Gjakova, Green Art Center, Let’s Do It Kosova si dhe Iniciativa e Femrës Kosovare (IFK).
Çdo aksion i ndërmarrë do të prezantohet në faqen zyrtare, në rrjetin social Facebook të faqes “Gara për Gjakovë të Pastër”, ku më të mirët do të shpërblehen. Lagjja më e mirë do të shpërblehet me investime në vlerë prej 10,000.00 Euro, lagjja me vendin e dytë do të shpërblehet me 6,000.00 Euro dhe lagjja e tretë me 4, 000.00 Euro investime.
Ndërsa shpërblimet për shkollat me ambientin më të pastër do të pranojnë këto shuma: vendi i parë 5,000.00 euro, vendi i dytë 3,000.00 euro dhe vendi i tretë 2,000.00 Euro.