A e keni vënë re se pas një të qeshure të fortë, ndiheni më të lehtësuar? Nuk është vetëm ndjesi – gjatë të qeshurës, në trup ndodhin një sërë ndryshimesh fizike dhe kimike.
Sipas hulumtimeve shkencore, kur qeshim, truri aktivizon zona të ndryshme që lidhen me emocionet, lëvizjen dhe përpunimin e kënaqësisë. Kjo bën që fytyra të ndryshojë shprehje, muskujt e barkut dhe të kraharorit të kontraktohen, ndërsa frymëmarrja bëhet më e shpejtë dhe më e theksuar. Një nga efektet më të njohura të së qeshurës është çlirimi i endorfineve, substanca që lidhen me ndjenjën e mirëqenies dhe mund të ndihmojnë në uljen e perceptimit të dhimbjes. Për këtë arsye, pas një të qeshure të sinqertë mund të ndiheni më të qetë dhe më të relaksuar.
E qeshura ndikon edhe në sistemin kardiovaskular. Gjatë një të qeshure të fortë, ritmi i zemrës dhe frymëmarrja mund të rriten përkohësisht, ndërsa më pas trupi kalon në një gjendje më të relaksuar. Kjo mund të shoqërohet me një ndjesi çlirimi dhe qetësie.
Andaj, qeshni sa më shumë sepse trupit tuaj i pëlqen!







