Më 29 tetor, të vitit 1969, për herë të parë në histori, u transmetua mesazhi i parë elektronik nga studentja, Charley Kline në Universitetin e Kalifornisë, në Los Angeles. Nga ai komunikim, tani që kanë kaluar 50 vite, bota ka ndryshuar plotësisht komunikimin dhe interneti është bërë pjesë e pandashme e jetës së secilit njeri.
Sot, mbarë bota feston ‘Ditën Botërore të Internetit’ , një ditë për të reflektuar mbi ndikimin e internetit në jetën tonë dhe për të shpërndarë informacione mbi sfidat dhe potencialin që e shoqërojnë rrjetin global. Kjo ditë, për herë të parë u shënua në vitin 2005, nën organizimin e Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU). Qëllimi kryesor i kësaj dite, është të nxisë ndërgjegjësimin rreth rëndësisë së teknologjisë informative dhe internetit në përgjithësi.
Në këtë ditë, diskutohen edhe sfida të shumta, siç janë: siguria në internet, privatësia dhe përdorimi i internetit në mënyrë të ndërgjegjshme. Në një botë të lidhur nga interneti, çështjet e sigurisë dhe privatësisë, janë më të rëndësishme se kurrë.
Kështu që sot, në ‘Ditën Botërore të Internetit’, le të përgëzojmë njëri-tjetrin për përparimin dhe inovacionin që interneti sjell në jetët tona.