Më 15 mars, çdo vit, bota shënon ‘Ditën Botërore të të Drejtave të Konsumatorëve’, e dedikuar për të nderuar dhe promovuar të drejtat e konsumatorëve në gjithë globin.
Dita Botërore e të Drejtave të Konsumatorëve u shpall për herë të parë nga Kombet e Bashkuara në vitin 1983 dhe që atëherë, kjo ditë është bërë një mundësi për të ngritur ndërgjegjësimin mbi nevojën për t’i dhënë konsumatorëve mundësinë të bëjnë zgjedhje të sigurta, duke mbrojtur interesat e tyre.
Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe shumë shtete të tjera kanë ndarë të drejtat themelore për konsumatorët që duhet të respektohen dhe të promovohen në të gjithë botën. Disa nga këto përfshijnë:
E drejta për të qenë të informuar: Konsumatorët duhet të kenë mundësinë të marrin informacione të plota dhe të sakta për produktet dhe shërbimet që ata blejnë.
E drejta për të zgjedhur: Konsumatorët duhet të kenë mundësinë të zgjedhin nga një gamë e gjerë mundësish, pa u frikësuar nga praktikat e manipuluara ose kufizime të padrejta të tregut.
E drejta për siguri dhe mbrojtje: Konsumatorët duhet të jenë të sigurt se produktet dhe shërbimet që blejnë janë të sigurta për përdorim dhe nuk paraqesin rrezik për shëndetin dhe mirëqenien e tyre.