– Me datën 15 mars, të vitit 1998, Madonna publikoi studio albumin e saj të gjashtë me radhë, të titulluar ‘Ray Of Light.
– Me datën 15 mars, të vitit 1955, ikoa e muzikës amerikane, Ray Charles kryesoi top listat e zhanrit R&B në SHBA, me këngën “I’ve Got a Woman”.
– Në po këtë datë, të vitit 1988, rock legjenda Sir Mick Jagger, filloi turneun e tij të parë solo, në Japoni dhe koncertin e tij të parë të plotë që nga viti 1982. Koncerti përfshiu këngët të cilat nuk u interpretuan nga bendi, The Rolling Stones për një kohë të gjatë, duke përfshirë këngët ‘Ruby Tuesday’, ‘Sympathy For The Devil’ si dhe ‘Foxy Lady’.