Ngjarjet kulturore vazhdojnë të jenë shoqërues të artdashësve dhe përgjatë fundit të muajit korrik dhe pikërisht për këtë, në vijim mund të lexoni disa nga aktivitetet kulturore që do të na shoqërojnë përgjatë fundit të muajit korrik:
-Dje (21 korrik) ka filluar “Manifesta 14“, ku është përgatitur një program ngazëllues 100 ditor që përmban ndërhyrje artistike dhe urbane, ekspozita, performanca dhe evente.“Manifesta 14” shtrihet në 25 hapësira emblematike të Prishtinës dhe paraqet në to 103 pjesëmarrës prej më shumë se 30 shteteve.
-Sot, duke filluar nga ora 20.00, në Teatrin “Muharrem Qena” shfaqet repriza e dramës “Në kërkim të daljes” nga autori, Albatros Rexhaj , regjisor i shfaqjes Kastriot Saqipi / Kaqa/ dhe lojën virtuoze të aktorëve : Artan Hetemi , Fatmir Haliti , Florenta Bajraktari dhe Mehmet Preteni.
Teatri”Muharrem Qena” njoftoi se për nderë të bashkatdhetarëve nga diaspora, gjatë muajit Korrik, të gjitha reprizat e shfaqjeve do t’i ketë pa pagesë për shikuesit.
-Të shtunën, në Kino ARMATA, promovohet libri “The Monumentality of the Everyday” nga artisti Jakup Ferri në Bienalën e Arit 2022, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.