“Me buzëqeshjen tënde, bota duket më e bukur”, me këtë kompliment, apo të tjera të kësaj natyre, mund t’i referoheni të tjerëve edhe sot, në “Ditën Ndërkombëtare të Komplimentit”, që shënohet në mbarë botën me 24 janar.
Kujdesuni që t’i leni anash kritikat dhe vetëm me fjalë inkurajuese të ju drejtoheni njerëzve që ju rrethojnë, të cilëve do të ia zbukuroni ditën, ngase fuqia e një komplimenti ka peshë më të madhe se që mund ta mendoni, ajo ndikon jo vetëm në vetëbesim të shtuar, por edhe në lumturi, jo vetëm si nocion, por si ndjenjë.
Komplimenti i njerëzve për një punë të mirë ose lavdërimi i tyre për virtytet që posedojnë, pa ia vënë në pah dobësitë, ndikon jashtëzakonisht shumë në mirëqenien e secilit njeri.
Por, paralelisht duhet të ofrojmë edhe sugjerime konstruktive, nëse shohim hapësirë për përmirësime tek familjarët, miqtë apo kolegët tanë. Prandaj, përpiquni që të shpërndani sa më shumë fjalë që do të donit të tjerët të jua thonë çdo ditë dhe mos harroni, ato sjellin shumë dobi dhe janë falas.