Vazhdon loja shpërblyese e Radio KFOR-it dhe Revistës 4You, një mundësi fantastike për të gjithë ju që të fitoni kufje, të markës SONY.
Që ju, të bëheni një ndër fituesit potencial, është fare e thjeshtë! E gjithë loja po zhvillohet online dhe rregullat e lojës i keni në faqen zyrtare të Radio KFOR-it, në radiokfor.com , aty do ti gjeni edhe pyetjet në të cilat duhet të tregoheni të saktë në përgjigjet e juaja.
Ju ftojmë të qëndroni afër frekuencave të Radio KFOR-it edhe përmes aplikacionit tonë, që mund ta shkarkoni falas, sepse kjo do të jetë vetëm një ndër surprizat e shumta që ju presin.