Këtë të shtunë (20.01.2024), me fillim prej orës 16:00, do të luhet finalja e Superkupës së Kosovës, ku kampionët në fuqi, Ballkani do të përballet me fituesin e Kupës së Kosovës, Prishtinën.
Do të jetë hera e tretë, në katër vitet e fundit, që Superkupa e Kosovës do të luhet në Turqi, më saktësisht në qytetin e Antalisë. Ballkani në këtë finale vjen si kampione në fuqi e Superligës dhe Superkupës, pasi që edhe vitin e kaluar triumfoi në Turqi, përballë Llapit.
Përndryshe, Prishtina është skuadra më e trofeshme në Superkupë, duke fituar 10 herë, ndërsa Ballkani ka fituar vetëm një herë.