Muaji janar është i mbushur me optimizëm dhe fillime të reja, prandaj ekzistojnë shumë fakte interesante të cilat lidhen pikërisht me këtë muaj, e disa prej tyre do ti ndajmë edhe me ju:
– Janari është muaji i parë i vitit si në kalendarin Gregorian ashtu edhe në atë Julian.
– Janari është emëruar sipas Janusit, perëndisë romake të portave, i cili kishte dy koka, që simbolizonin një kokë për të shikuar prapa dhe një tjetër për të shikuar përpara.
– Janari njihet si muaji më i ftohtë në hemisferën veriore dhe më i ngrohti në hemisferën jugore.
– Janari fillimisht kishte 30 ditë, derisa Jul Cezari shtoi edhe ditën e 31-të.
– Çdo muaj karakterizohet nga një lule e veçantë. Muaji janar përfaqësohet nga karafili i cili zgjatë më shumë se çdo lule tjetër, lule kjo e cila përshtatet në mënyrë të përkryer me muajin e ftohtë të janarit.
– Janari ka dy shenja të zodiakut: Bricjapin dhe Ujorin. Personat e lindur midis 17 dhe 23 janarit, kanë karakteristika si të Bricjapit ashtu edhe të Ujorit.
– Janari njihet edhe për shumë divorce e ndarje dhe shpesh herë quhet nga praktikuesit ligjorë “muaj i divorcit”. Megjithatë, nuk dihet nëse rritja e divorceve lidhet me fillimet e reja.