“Rënia nuk është një dështim. Dështimi vjen kur qëndroni aty ku keni rënë”, kështu ka thënë Sokrati, një nga filozofët më të njohur, i cili konsiderohet themelues i filozofisë perëndimore.
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) e shpalli datën e sotme (16.11.23) “Ditë Botërore të Filozofisë”, ditë kjo e cila festohet çdo të enjte të tretë të muajit nëntor, që nga viti 2002.
Në këtë ditë, njerëzit nderojnë reflektimet filozofike në mbarë botën, ndajnë mendimet e tyre, eksplorojnë dhe diskutojnë hapur ide të reja dhe frymëzojnë debate publike ose diskutime mbi sfidat e shoqërisë.
Sivjet “Dita e Filozofisë” shënohet nën moton “Njeriu i së Ardhmes” dhe shpjegon se arsyetimi apo logjika nuk kanë pasur kurrë një rëndësi kaq të madhe sa e kanë sot. Prandaj, kjo temë lidhet me shqetësimin për njerëzit e ardhshëm dhe të ardhmen e tyre në këtë planet. Për më tepër, kjo ide nxit gjithashtu një valë vlerësimi në mendjet e njerëzve të sotëm për të vizualizuar dhe perceptuar ekzistencën e botës në të ardhmen.
Një tjetër qëllim i festimit të kësaj dite, është universalizimi i filozofisë si lëndë mësimore dhe mësimi i saj brezave të ardhshëm. Në vijim mund ti lexoni disa thënie të bukura filozofike, të shkruara nga Sokrati:
– Mos i quaj besnikë ata që të lëvdojnë fjalët dhe veprat tua para syve, por ata që përzemërsisht të qortojnë për gabimet.
– Në çdo person ka një diell. Vetëm lërini të ndriçojnë.
– Shumica e njerëzve, duke përfshirë veten, jetojnë në një botë të injorancës relative. Ne jemi të kënaqur edhe me atë injorancë, sepse është e gjitha që dimë. Kur ne fillojmë së pari të ballafaqohemi me të vërtetën, procesi mund të jetë i frikshëm dhe shumë njerëz kthehen në jetën e tyre të vjetër. Por nëse vazhdoni të kërkoni të vërtetën, përfundimisht do të jeni në gjendje ta trajtoni më mirë. Në fakt, ju doni më shumë! Është e vërtetë se shumë njerëz rreth jush tani mund të mendojnë se jeni të çuditshëm apo edhe një rrezik për shoqërinë, por nuk ju intereson. Pasi ta keni shijuar të vërtetën, nuk do të dëshiroheni kurrë të ktheheni në të qenit injorantë.
– Sekreti i lumturisë, nuk gjendet në kërkimin e më shumë e më shumë… por në zhvillimin e kapacitetit për të shijuar më pak.
– Ndërgjegjësimi i injorancës është fillimi i mençurisë.
– Kur debati të humbasë, shpifjet bëhen mjet i humbësit.
– Askush nuk mund të mësojë, nëse me mësim nënkuptojmë transmetimin e dijes, në çdo mënyrë mekanike, nga një person në tjetrin. Më së shumti që mund të bëhet është që një person, i cili ka më shumë njohuri se një tjetër, duke kërkuar një sërë pyetjesh, stimulon tjetrin për të menduar dhe kështu e bën atë të mësojë për vete.
– Gjithë shpirtrat e njerëzve janë të pavdekshëm, por shpirtrat e të drejtëve janë edhe të pavdekshëm edhe hyjnorë.
– Për sa i përket martesës ose beqarisë, vendos vetë, o njeri, por ta dish mirë se ke për t’u penduar.
– Martohu, patjetër. Por të ra gruaja e mirë, do të jesh i lumtur; po të ra e keqe, do të bëhesh filozof.
– Gënjeshtrat janë vrasja më e madhe. Ato vrasin të vërtetën.
– Unë jam budalla, por e di që jam budalla dhe kjo më bën më të zgjuar se ti.
– Mençuria e vërtetë vjen tek secili prej nesh kur kuptojmë se sa pak e kuptojmë jetën, veten dhe botën rreth nesh.
– Qetësia, rregullsia, mungesa e kotësisë, sinqeriteti, thjeshtësia, e vërteta, qetësia, ngulmimi, mos-acarimi, përshtatshmëria, përulësia, këmbëngulja, integriteti, fisnikëria, zemërgjerësia, bamirësia, bujaria, pastërtia. Praktikoni në përditshmërinë tuaj këto tetëmbëdhjetë “gjëra” dhe do të arrini pavdekësinë.
– Unë jam qytetar i botës dhe kombësia ime është vullneti i mirë.
– Kur isha i ri, besoja se jeta mund të shpaloset në mënyrë të rregullt, sipas shpresave dhe pritjeve të mia. Por tani e kuptoj se rruga erdhi si një lumë, gjithmonë ndryshon rrjedhë, gjithnjë e më tutje. Udhëtimet e mia zbuluan se Rruga vetë krijon luftëtarin; se çdo rrugë çon në paqe, çdo zgjedhje në mençuri. Dhe se jeta ka qenë gjithmonë dhe gjithmonë do të jetë, rrjedhimisht një mister.
– Jam më i dituri ndër të gjallët, se e di një gjë, e di se nuk di asgjë.
– Ka vetëm një të mirë: dituria. Dhe vetëm një të keqe: padituria.
– Mos u ngut të zësh miq, por, kur t’i zësh, mos i braktis.
– Ai që dëshiron ta ndryshoje botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij.
– Për ta gjetur vetveten, mendoni për vetveten.
– Nuk jam as athinas, as grek, jam qytetar i botës.
– Ruaje emrin si thesarin tënd më të shtrenjtë, sepse besueshmëria është si zjarri; po ta kesh ndezur, e ke të lehtë ta ruash, por, po ta shuash, të bie barra e rëndë ta ndezësh prapë.
– Fitimi i emrit përkthehet në përpjekjet për të qenë çka dëshiron.
– Ruaju nga shterpësia e jetës së ngarkuar me punë.
– Mos harro se vepra dhe fjala të bëjnë dhe të zhbëjnë njëlloj.
– Kush lëndohet nuk duhet të hakmerret duke lënduar, sepse kurrë nuk është e drejtë të bësh padrejtësi; dhe nuk është e drejtë të hakmerresh duke lënduar, as t’i bësh keq tjetrit, sado të të ketë munduar.
– I ndershmi mbetet gjithmonë fëmijë.
– Lehtë mund të falim një fëmijë që ka frikë nga errësira. Tragjedia e vërtetë e jetës është kur njerëzit kanë frikë nga drita.
– Mos harro se asgjë nuk është e qëndrueshme në marrëdhëniet njerëzore; prandaj shmang ngazëllimin e pavend që vjen nga begatia, ose brengën e pavend që vjen nga mjerimi.
– Ora e ndarjes arriti, secili nga ne duhet të ndjekë udhën e vet – unë duhet të vdes, kurse ju duhet të jetoni. Vetëm Zoti e di cila nga këto udhë është më e mira.







