Shënohet sot “Dita e rrotullimit të Tokës”, e njohur edhe si “Ditë Diellore”, ku Toka bënë një rrotullim të plotë rreth boshtit të saj, për 24 orë dhe përcakton ciklin e ditës dhe natës.
Ne, njohim dy matje të ndryshme për rrotullimin e Tokës, “Dita diellore mesatare”, e cila është koha që i duhet Tokës për të bërë një rrotullim të plotë në lidhje me Diellin dhe kjo është ajo që përdorim për të përcaktuar kohën e përditshme (24 orë) si dhe “Dita yjore”, që njihet si koha që i duhet Tokës për të bërë një rrotullim të plotë në lidhje me një yll të largët (jo Diellin), e cila zgjat rreth 23 orë, 56 minuta dhe 4 sekonda.
Diferenca prej rreth 4 minutash midis “ditës diellore” dhe “ditës yjore” ndodh për shkak të lëvizjes orbitale të Tokës rreth Diellit.
Motoja e këtij viti për të shënua “Ditën e Rrotullimit të Tokës”, është “Nderojmë zbulimin e lëvizjes së planetit tonë”.







