Komunikimi është i pranishëm në çdo aspekt të jetës tonë, nga bisedat përditshme, komunikimi përmes masmedias e deri te komunikimi profesional dhe akademik.
Sot me 8 janar, bota shënon ‘Ditën e shkrimit me tastierë’, një ditë që ka për qëllim të nderojë dhe promovojë aftësitë e shkrimit në tastierë, të cilat janë bërë një pjesë e pandashme e jetës sonë profesionale dhe personale. Kjo ditë, ka një rëndësi të veçantë në botën moderne, pasi shkrimi në tastierë është një nga aftësitë më themelore për të komunikuar dhe për të funksionuar në shoqërinë digjitale.
Shkrimi me tastierë ka një histori të gjatë që daton që nga shpikja e makinerisë së shkrimit dhe përdorimi i saj masiv në mesin e shekullit të 19-të. Në një botë të lidhur gjithnjë e më shumë me teknologjinë, aftësia për të shkruar me shpejtësi ka shumë përfitime, që përfshijnë: produktivitetin, reduktimin e kohës për të shkruar dhe mundësia për komunikim të saktë dhe të shpejtë.







