Filmi ‘Eternals’, i realizuar nga Marvel Studio, sjell në ekranin e madh një kast fantastik të aktorëve. Yjet si Angelina Jolie, Salma Hayek, Kit Harrington dhe Harry Styles, janë vetëm disa nga aktorët që do të keni mundësi ti shihni në këtë premierë aksion të radhës, film ky i cili do të fillojë të shfaqet në Cineplexx, nga data 11 nëntor.
‘Eternals’, do të shfaqet në dy kinematë në Kosovë, me fillim nga ora 19:00, e përveç kësaj do të ketë edhe shumë shpërblime nga Fivestar Fitness.
Biletat tashmë janë në shitje dhe mund të blihen online, përmes aplikacionit Cineplexx KS (iOs dhe android) apo në kinema, nga ora 14:30. Oraret e filmit mund t’i gjeni edhe në adresën elektronike www.cineplexx-ks.eu.