Skenaristja dhe regjisorja More Raça, së fundmi ka marrë një lajm shumë të mirë për punën e saj prej artisteje, veçanërisht për filmin e metrazhit të shkurtër „Ajo“, skenarin dhe regjinë e të cilit e ka bërë vet ajo.
Në mesin e nëntë emrave të filmave finalist për edicionin e 21-të të Festivalit të filmit të shkurtër “Manhatan”, bën pjesë edhe filmi i saj, me producent Sunaj Raçën, i cili ka fituar të drejtën e konkurimit në Oscar.
Ky film i metrazhit të shkurtër ka tematikë dhunën në familje, përkatësisht guximin e një vajze për të shpëtuar vetën dhe nënën e saj.
Me të kuptuar për suksesin e kësaj artisteje, përmes këtij filmi, ne e kontaktuam atë, dhe ekskluzivisht për Radio KFOR-in, More Raça, ndau emocionet e saja për këtë lajm fantastik.
“Jam shume e lumtur që filmi im arriti të fitoj të drejtën për kualifikim në Oscar, ky është një lajm shumë i rëndësishëm, jo vetëm për mua por edhe për kinematografinë kosovare.Filmi do të shfaqet në kinema në Los Angeles një javë rresht dhe më pas do të distribuohet në 350 kinema të tjera në mbarë boten, ku 100 mijë shikues do të kenë rastin ta shohin atë. „Ajo“ është një promovim i vlerave tona kulturore anë e kënd botës“theksoi Raça.