Për të gjithë ju artdashës, dy premiera do të fillojnë të shfaqen në kinematë e Prishtinës dhe Prizrenit, në Cineplexx. Bëhet fjalë për një film komedi dhe një tjetër premier të kategorisë dramë.
Filmi ‘Dog’ i kategorisë komedi, bënë fjalë për dy ish-ushtarë që bashkohen kundër dëshirës se tyre në një udhëtim. Personazhi Briggs (Channing Tatum) dhe Lulu, një qen i racës Malinois Belg, nisen për në bregun Pacifik, për të arritur me kohë, në funeralin e një shoku nga ushtria. Kjo pak a shumë, kjo është ngjarja, mirëpo se si zhvillohet ajo, ju mbetet juve që ta shikoni filmin ‘Dog’.
Premiera tjetër, titullohet ‘Portret i pambaruar’ dhe aty bëhet fjalë për personazhin Artur, që është piktor i suksesshëm, i cili e hapë një ekspozitë në Itali. Piktura më e vlerësuar nga kritikët, është portreti i një vajze e cila quhet ‘Drita e Dashurisë’, që fsheh një dashuri të ndaluar në Shqipërinë komuniste.
Biletat për ti shikuar këta filma dhe sigurisht filma të shumtë të tjerë, mund ti blini online përmes aplikacionit Cineplexx KS apo fizikisht në kinema, duke filluar nga ora 15:00. Oraret e filmave, mund ti gjeni përmes aplikacionit apo faqes www.cineplexx-ks.eu.