Jeta jonë e përditshme, nuk mund të paramendohet pa energji elektrike, prandaj është shumë me rëndësi përdorimi racional i pajisjeve të cilat harxhojnë energji elektrike si dhe në familjet tona të krijojmë një kulturë të re kursimi, sidomos në një situatë kur çmimet vazhdimisht po ngriten.
Radio K4 ka biseduar me zëdhënësin e KEDS-it, z. Viktor Buzhala, nga i cili morëm përgjigje në pyetjet tona, rreth situatës energjetike në Kosovë: “Gjendja është stabile dhe aktualisht nuk priten reduktime, vazhdojmë të kemi krizë energjetike, si rezultat i çmimeve të larta të importit. Prandaj, apelojmë për kursim maksimal të energjisë elektrike. Në vendin tonë çmimi i energjisë elektrike nuk pritet të ndryshojë të paktën deri në vitin tjetër.”
Rikujtojmë që në shtëpitë tona, shpenzuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike, mbeten aparatet për ngrohje dhe ftohje, prandaj keni kujdes maksimal në përdorimin e tyre.