Festat e fund vitit, janë periudha më e ëmbël e vitit për të kaluar kohë kualitative me familjet tuaja dhe për aktivitete të shumta kryesisht brenda shtëpive, për shkak të stinës së ftohtë të dimrit. Kinematografia botërore ofron mundësi të shumta dhe premiera filmash që janë fantastikë për të gjitha moshat dhe bëjnë bashkë gjithë familjen. Më poshtë këtij lajmi, mund të gjeni listën me 10 filmat që mund ti shikoni me familje:
- Cruella – një film familjar aksion komedi që në rolin kryesor sjellë aktoren e njohur, Emma Stone.
- 8 Bit Christmas – një film krishtlindjesh për gjithë familjen, që shkon prapa në kohë në një histori shumë të bukur të viteve të 80-ta.
- Mixtape – një film i këndshëm që tregon historinë e një vajze e cila mundohet të kuptoj jetën e prindërve të saj, në vitet e rinisë.
- Flora & Ulysses – edhe ky film do të ju shkrijë së qeshuri, nëpërmes aventurave të një vajze të vogël dhe ketrit së saj të vogël.
- Clifford The Big Red Dog – një film shumë i diskutuar dhe i pritur nga fansat e shumtë sjellë një histori interesante të një familjeje, e cila gjen një qen të çuditshëm.
- Yes Day – ky film pa dyshim që bën gjithë familjen bashkë dhe është për të gjitha moshat dhe flet për rëndësinë e familjes në jetën tonë.
- The Boss Baby: Family Business – ky film shumë i njohur vjen me një pjesë të re që do të ju shkrijë së qeshuri nga protagonisti i filmit, një bebe shumë e veçantë.
- The Water Man – një dramë familjare që është e përshtatshme për të gjitha moshat.
- Ron’s Gone Wrong – ky film i animuar ndjek aventurën e Ronit, protagonist i vogël, i cili është shumë kureshtar për gjërat që e rrethojnë.
- Extinct – edhe ky film i animuar është ideal për gjithë familjen dhe tregon historinë e udhëtimit në kohë.